'Profesionistët kanë zgjedhur të heshtin për shqetësimet e mëdha të vendit' - Brunilda Lahe: Kjo është keqardhje

'Profesionistët kanë zgjedhur të heshtin për shqetësimet e mëdha të vendit' - Brunilda Lahe: Kjo është keqardhje

22:50, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moderatorja Brunilda Lahe ishte e ftuar në ‘A Shoë’ për të rrëfyer magjinë e ekranit dhe përkushtimin.

Çfarë mendon për kompromiset?

“Nuk kam dashur të vesh asnjë kostum që nuk është i imi. Kam pasur fatin të jem në kohën e duhur me njerëzit e vendin e duhur. Nuk kam veshur këpucët që nuk janë numri im. Kam bërë gazetarinë e Shqipërisë që nuk ka halle (lifestyle)”

“Nuk e vendos veten në krahasim me askënd. Gjithsecila ka zgjedhur ka mbërritur aty ku është e bën atë që bën me kompromis, pa kompromis, duke marketuar veten, prezantuar disa vlera të cilat ndoshta i njeh vetëm në teori e në këto rrethe t’i thua po shoh një person që është krejt tjetër, po unë pse duhet t’i vendos presion vetes, tregon ajo.

Jeta pas kamerave e Brunildës është ajo e një mamaje.

“Bëj gjithçka që bën dhe dikush që nuk është në televizion. Nuk do të zgjidhja të tregoj diçka që nuk jam. E vërteta në raport me veten dhe në raport me të tjerët nuk të lë në baltë asnjëherë. Publiku e ndjen diçka që është e vërteta. 

Cila është keqardhja e Lahes?

“Më vjen keq që profesionistët kanë zgjedhur prej kohësh tashmë të heshtin edhe në studio televizive. Do të duhej të ishin më shumë prezentë. Shumë profesionistë nga ata që u peshon fjala kanë zgjedhur të mos jenë më në studio televizive, e të mos e thonë fjalën e tyre as pranë institucioneve ku janë, as për shqetësimet e mëdha të vendit tashmë. E kur heshtin ata që nuk do duhet të heshtin marrin revansh ata që duhet të heshtin”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco