Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, muzika italiane humb një nga zërat e saj më të mëdhenj

Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, muzika italiane humb një nga zërat e saj më të mëdhenj

08:31, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Muzika italiane humbi një nga zërat e saj më të mëdhenj.

Ornella Vanoni, këngëtarja me një karrierë që zgjati gati shtatë dekada, u nda nga jeta mbrëmjen e 21 nëntorit në moshën 91-vjeçare në banesën e saj në Milano.

Vanoni konsiderohej një nga interpretueset më të rëndësishme të muzikës së lehtë italiane dhe një artiste me një rrugëtim artistik të jashtëzakonshëm.

E pranishme në skenë që prej vitit 1956, ajo la pas mbi njëqind projekte muzikore e albume, dhe më shumë se 55 milionë disqe të shitura në mbarë botën.

Lista e bashkëpunimeve të Vanonit është e gjatë nga Toquinho, George Benson, Herbie Hancock, por edhe kolosët e muzikês italiane si Gino Paoli, Dario Fo, Paolo Conte, Fabrizio De André, Ivano Fossati, Lucio Dalla, Mogol, Renato Zero, Riccardo Cocciante, dhe deri te emra më bashkëkohorë si Pacifico dhe Francesco Gabbani.

 Ajo mori pjesë në tetë edicione të Festivalit të Sanremos dhe është e vetmja grua dhe e para artiste në historinë e muzikës italiane që ka fituar dy çmime prestigjioze Tenco.

Vanoni ka lënë pas jo vetëm këngë që u bënë pjesë e kulturës italiane, por edhe reflektime të thella mbi jetën dhe vdekjen. Në një nga deklaratat e saj të fundit, ajou shpreh;

“Nuk kam frikë nga vdekja. Do ta ndiej kur të vijë momenti të largohem, kur jeta të jetë e padobishme për mua dhe unë për të.”

 Me ndarjen e saj nga jeta, Italia humbet një ikonë të pakrahasueshme, një artiste që e sfidoi kohën, modën dhe kufijtë artistikë, duke mbetur përherë një pikë referimi për muzikën dhe kulturën italiane. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco