320 euro për një certifikatë, nën hetim administratori. Ja kush është

320 euro për një certifikatë, nën hetim administratori. Ja kush është

16:37, 05/09/2017
A+ Aa A-

Një person i akuzuar për korrupsion është vënë nën hetim nga policia e Tiranës. Miratim Mezini, 34 vjeç, banues në Tiranë u ndalua gjatë ditës së sotme, pas videos së publikuar gjatë së hënës në emisionin investigativ “Stop” të televizionit Klan.

Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, duke i marrë një shumë prej 320 euro një personi e ka pajisur atë me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik.

Image

Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në regjistrat e amzës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 70 certifikata kursi profesional dhe dy regjistra Amze.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kamera e fshehtë e emisioni investigativ u ndal në Agjencinë Shqiptare të Punësimit, e licencuar për trajnime në profesione të ndryshme.

Administratori Miratim Mezini siç mund të shihni në videon më poshtë negocion me qytetarin dhe pas disa bisedave pranon që qytetari në fjalë të marrë një certifikatë 3- mujore trajnimi për “punime dekorative dhe gipsi”.

Pasi paguan 320 euro, shtetasi i interesuar është “i trajnuar” në punimet e gipsit dhe gati për tregun gjerman të punës, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë të vetme trajnim.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco