Lajmi i fundit

LIVE/ Fjala e Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

6 muaj burg dy ish-zyrtarët e AMP-së për punësimin e Muçi Shaljanit, i vrarë në atentatin e Rinasit

6 muaj burg dy ish-zyrtarët e AMP-së për punësimin e Muçi Shaljanit, i vrarë në atentatin e Rinasit

12:48, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg dy ish-zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me procedurën e punësimit të Muçi Shaljanit, i cili u vra në atentatin mafioz në Rinas së bashku me Gilmando Danin.

Trupa gjykuese e dhomës penale i shpalli fajtorë të dy ish-zyrtarët dhe i dënoi fillimisht me nga 9 muaj burg secilin. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie.

Sipas dosjes hetimore, punonjësit e AMP-së nuk kanë respektuar kërkesat ligjore gjatë procesit të punësimit të Muçi Shaljanit në këtë institucion. Prokuroria pretendon se, pavarësisht funksionit shtetëror që ai mbante, kishte kontakte dhe shoqërim me persona me precedentë kriminalë.

Saliasi dhe Sala, u morën të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pas hetimeve të kryera lidhur me punësimin e Muçi Shaljanit alias Sheqerit si agjent.

Edhe pse ishte agjent i AMP-së, Muçi Shaljani nuk ishte paraqitur asnjëherë në punë, por bënte rolin e shoferit për Gilmando Danin, shokun e ngushtë të Emiljano Shullazit.

Zbulimi i rastit ndodhi vetëm pas atentatit që ndodhi në nëntor 2025, në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Ndërkohë, atentati mafioz vijon të mbetet ende i pazbardhur. Deri më tani nuk ka persona të përgjegjshëm të identifikuar për ekzekutimin, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco