Një aksident i frikshëm ndodhi pasditen e kësaj të hëne në aksin Shupenzë – Maqellarë, në vendin e quajtur “Boçevë”. Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas raportimeve, një furgon dhe një veturë u përplasën me forcë të madhe, aq sa vetura përfundoi e varur në një pemë.
Si pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët dyshohet se ishin vetëm në momentin e aksidentit.
Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, duke respektuar urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Mësohet se njëri nga të plagosurit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Bulqizës.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, një aksident i rëndë u shënua gjithashtu në afërsi të Bulqizës, ku mbeti viktimë një 60-vjeçar që po shkonte të vizitonte varrezat e të afërmve të tij.
© SYRI.net