Sherr me sende të forta në Shëngjin/ Plagoset një person, arrestohet autori

Sherr me sende të forta në Shëngjin/ Plagoset një person, arrestohet autori

22:46, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes me sende të forta. I dëmtuari, shtetasi me inicialet M. P., është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar shtetasi me inicialet A. Ll., ndërsa gjatë veprimeve të para është sekuestruar një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Rrethanat e konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy personave janë ende në proces sqarimi.

Njoftimi i Policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco