Lajmi i fundit

Seanca plenare, protesë jashtë Kuvendit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

15:34, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, duke përfshirë edhe garancinë pasurore në vlerën 2 milionë lekë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtare monokratike Miliana Muça, vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të dosjes SASPAC.

Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Në alternativë, ai kishte kërkuar caktimin e masës “garanci pasurore”, në shumën 2 milionë lekë ose në një vlerë tjetër që gjykata do ta çmonte të përshtatshme.

Pas shqyrtimit të ankimit, Apeli i GJKKO vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 362, datë 25.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Në këtë mënyrë, Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco