Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në jug të vendit, përkatësisht në fshatin Shelegar, bashkia Sarandë, dhe në Bregas, bashkia Finiq.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë marrë përmasa për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që fryn në zonë, duke vështirësuar ndërhyrjen.
Në ndihmë të forcave në terren është nisur edhe një mjet zjarrfikës nga Delvina me 3 efektivë, ndërsa në operacion janë angazhuar gjithsej 6 mjete zjarrfikëse, 3 nga Finiqi, 2 nga Delvina dhe 1 nga Saranda.
Në terren po punojnë 18 efektivë, konkretisht 9 nga Finiqi, 6 nga Delvina dhe 3 nga Saranda, të cilët po vijojnë përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll.
© SYRI.net