Plagosën Juxhin Hamajesin, identifikohet autori dhe 2 bashkëpunëtorët, shpallen në kërkim

Plagosën Juxhin Hamajesin, identifikohet autori dhe 2 bashkëpunëtorët, shpallen në kërkim

11:03, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Juxhin Hamajezi dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Ngjarja u regjistrua mesnatën e 26 majit 2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Juxhin Hamajezi 34 vjeç u plagos në këmbë.

Sipas policisë autori i dyshuar I shpallur në kërkim është  Klodian Kallo, 31 vjeç ndërsa  dy bashkëpunëtorët Gjergji Lleshi, 36 vjeç dhe Lulzim Mejdani, 45 vjeç.

“Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit.

Shtetasi i plagosur është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën” informoi sot policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco