Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi

15:21, 24/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i rënë në ambjentet që përdoreshin për gatim në një magazinë, i ka marr jetën një punonjësi nga Bangladeshi në Durrës. Ngjarja ndodhi në Fllakë, në një magazinë ku ndërtoheshin mjete lundruese, ndërsa si pasojë e asifkisë, humbi jetën 25-vjeçari nga Omar Faruk, ndërsa një tjetër person nga Kenia mbeti i lënduar. Shkak i zjarrit mendohet se është shpërthimi i një bombule gazi

Syri TV

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të dielë në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr përfshiu ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 25-vjeçari nga Bangladeshi Omar Faruk humbi jetën, pavarësisht tentativës së shokëve të tij për ta nxjerrë jashtë.  Ndërkohë si pasojë e zjarrit, një 30-vjeçar nga Kenia po merr ndihmë mjekësore në spital.

Sipas informacionve, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës, në një kohë kur punonjësit e fabrikës së prodhimit të skafeve në Durrës ishin në gjumë. Siç shihet nga pamjet, gjithçka është shkrumbuar në vendin që u përfshi nga zjarri, një ambjent që përdorej edhe nga punëtorët e huaj për të qëndruar dhe fjetur.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërkohë që falë  ndërhyjes së këtyre të fundit, u bë e mundur kufizimi i flakëve të cilat rrezikonin përfshirjen e ambjenteve të tjera të kompanisë. Mësohet se një grup ekspertësh po hetojnë detaje rreth kësaj ngjarje që i kushtoi jetën një punonjësi të huaj dhe shkaktoi dëmtimin e një tjetri. Pas ngjarjes në mjediset e kompanisë mbërriten dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco