Erion Veliaj ankimoi arrestin në burg, mbyllet shqyrtimi në Gjykatë Kushtetuese, tërhiqen për vendim

11:49, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përreth dy orë Gjykata Kushtetuse ka zhvilluar seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të rrëzuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025

Shqyrtimi i çështjes është mbyllur dhe trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me çështjen, por pa caktuar një afat se kur do të publikohet vendimi.

Seanca u zhvillua pa praninë e palëve por vetëm mbi bazë argumentash. Në kërkesën e tij, Erion Veliaj argumenton se heqja e masës ‘Arrest në burg’ për të duhet të zëvendësohet pasi ai është ende kryetar bashkie dhe kjo masë po e pengon për ushtrimin e detyrës.

Po ashtu në argumentet e Erion Veliajt thuhet se masa me pozicionin por dhe me akuzat ndaj tij është jo proporcionale. Ai kërkon analizimin e kritereve sipas kodit të procedurës penale parashikon që pas një periudhe kohore ai duhet të gjykohet në liri.

Ndërkohë pretendimet e SPAK janë se Erion Veliaj pikërisht se është ende kryetar bashkie duhet të vijojë të qëndrojë në burg. Sipas organit të akuzës nëse ai del me një masë me të lehtë sigurie mund të sjellë ndikim tek dëshmitarët dhe tek provat për shkak të pozicionit të tij.

Prokuroria Posaçme thotë gjithashtu se provat ndaj Veliajt vënë në dukje se ai ka bashkëpunuar me disa persona për kryerjen e veprave penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco