Tre të rinj janë arrestuar me akuzën e vrasjes së Youssef Rama Abdelaziz, 19-vjeçarit që vdiq në Crema të Italisë, gjatë natës midis të shtunës, 11 korrikut dhe të dielës, 12 korrikut.
Viktima, e goditur me thikë për vdekje, mori disa plagë kritike në gjoks. Sipas hetuesve, të paktën njëri nga tre autorët e dyshuar është identifikuar nga një dëshmitar.
Hipoteza është se krimi është kryer gjatë një larjeje hesapesh midis bandave rivale.
Lajmi u raportua nga agjencia Ansa. Në orët e para të pasdites së së dielës, më 12 korrik, karabinierët arrestuan tre persona shumë të rinj, mes tyre edhe një me origjinë shqiptare, kurse dy të tjerët afrikanë.
Sipas raportimeve, shqiptari u identifikua nga një dëshmitar okular i incidentit të dhunshëm. Hetuesit u ndihmuan gjithashtu nga pamjet filmike të mbikëqyrjes nga parkingu i supermarketit në Viale Repubblica, ku ndodhi krimi.
“Il Giorno” raporton se të dyshuarit janë të moshës midis 23 dhe 25 vjeç. Njëri prej tyre besohet të jetë italian. Pas sulmit që i kushtoi jetën 19-vjeçarit, grupi thuhet se u largua përmes provincës Crema, duke arritur deri në Milano.
Hetimet janë ende duke vazhduar për të përcaktuar dinamikën dhe kontekstin në të cilin ndodhi tragjedia.
Sipas Il Giorno , vrasja ndodhi gjatë një sherri midis dy grupeve të të rinjve. Incidenti mund të ketë ndodhur si pjesë e një larjeje hesapesh midis bandave.
Tre të dyshuarit do të paraqiten para gjyqtarit hetues sot, më 13 korrik.
Siç është raportuar më parë, ngjarjet datojnë natën midis të shtunës, 11 korrikut dhe të dielës, 12 korrikut. Një përleshje e dhunshme shpërtheu midis dy grupeve të të rinjve në parkingun e një supermarketi në Viale Repubblica, në Crema, informon media italiane.
Gjatë përleshjes, 19-vjeçari u godit disa herë me thikë, duke e goditur në gjoks. Pasi u godit, Youssef Rama Abdelaziz vrapoi disa dhjetëra metra përpara se të humbiste ndjenjat dhe të rrëzohej në asfalt. 19-vjeçari vdiq atë natë, duke luftuar për jetën në spital.

© SYRI.net