Mond Sula u qëllua me pushkë nga 70 metra. Autori u afrua dhe iku në këmbë. Policia gjën 1 gëzhojë

Mond Sula u qëllua me pushkë nga 70 metra. Autori u afrua dhe iku në këmbë. Policia gjën 1 gëzhojë

10:20, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno - Syri.net/

Edmond Sula, rezulton të jetë vrarë me një armë zjari tip (pushkë). Policia e Tiranës, ka mundur të gjejë dhe një gëzhojë, rreth 70 metra larg vendit, ku u gjet trupi i pajetë i viktimës.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga ekspertët kriminalistë, autori e ka qëlluar Sulën nga një distancë prej gati 70 metra duke e lënë të vdekur në vend. Plumbi e ka prekur në kokë.

Një anëtar i grupit të hetimit tha për gazetarin Elton Qyno, se autori është afruar në këmbë, duke u pozicionuar në një vend ku ka pasur mundësi të mbështesë dhe pushkën.

Ai ka qëndruar për një periudhë kohe në këtë vend, derisa në derën e shtëpisë, është shfaqur Edmond Sula. Ka qënë vetëm një krismë arme që është dëgjuar në zonë. Plumbi e ka prekur në kokë, Edmond Sulën, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas burimeve të policisë, autori është larguar sërisht në këmbë, duke mos arritur të kapet nga asnjë kamer e zonës. Autori ka njohur shumë mirë zonën por edhe viktimën, duke u afruar dhe larguar nga zona e krimit pa u vënë re nga askush.

Dyshimet flasin se ai mund të jetë larguar në drejtimin nga është afruar në vendngjarje, duke mos mundur të kapet nga asnjë pamje filmike.

Viktima, Edmond Sula, më parë është marrë me shit-blerje pronash. Ndërkohë në zonë njihet si person që ka dhunuar disa persona në njësinë administrative të Bërxullës dhe Vorës.

Tashmë hetimet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, janë përqendruar në dy pista hetimore si ajo e konflikteve personale dhe mashtrimet me pronat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco