Pasi përfitoi nga nisma Sadushi, ku Gjykata e Lartë nga arrest me burg i caktoi detyrim paraqitje, ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj u paraqit këtë të martë në SPAK. Ndërkohë pas daljes nga ky institucion, ish-drejtoresha e AKSHI-it ka kyçur gojën për mediat, duke mos folur asnjë fjalë, pavarësisht interesit të lartë të mediave, teksa avokatja e Karçanajt u shpreh se do flasë në një moment të dytë.
Nga SYRI TV
Ish-drejtoresha e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të hënë, 19 maj, në SPAK.
Në praninë e avokates së saj, Karçanaj ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për zbatimin e masën detyrim paraqitje, teksa kujtojmë se ishte Gjykata e Lartë që pas miratimit të nismës Sadushi, zbuti masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për Karçanajn.
Ndërkohë pas daljes nga ky institucion, ish-drejtoresha e AKSHI-it ka kyçur gojën për mediat, duke mos folur asnjë fjalë, pavarësisht interesit të lartë të mediave, teksa avokatja e Karçanajt u shpreh se do flaës në një moment të dytë.
Mirlinda Karçanaj e cila që prej 2013 ka qënë në krye të AKSHIT, po hetohet nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që përcaktonte tendera te AKSH-i. Në dosje dalin episode të rrëmbimit të biznesmëneve për tu dorëhequr nga tenderat, teksa Karçanaj për të cilin Edi Rama e mbronte me argumentin se jeton me qira, rezultoi pronare apartamentesh dhe një vile në Qerret të Durrësit. Në dosje dalin episode si fryhen fiktivisht tenderat e AKSHIT dhe se si në kuti vere Karçanajt i shkonin mijëra euro rryfshet.
© SYRI.net