Dogana greke zgjat orarin e shërbimit në PKK të Qafë Botës

Dogana greke zgjat orarin e shërbimit në PKK të Qafë Botës

21:30, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nisur nga mëngjesi i ditës së hënë, 11 maj, një lajm pozitiv vjen për banorët e jugut të vendit dhe jo vetëm por edhe për emigrantët dhe turistët që përdorin PKK të Qafë Botës për të lëvizur drejt shtetit grek dhe anasjelltas.

Dogana greke e Mavromatit, në pikën kufitare të Qafë Botës, ka njoftuar zgjatjen e orarit të shërbimit për kalimin e qytetarëve dhe automjeteve. 
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se pika kufitare do të funksionojë nga ora 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga ora 06:00 deri në 24:00 me orën greke.

Ky ndryshim në orar që sjell zgjatjen kohore të lëvizjes pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët që kalojnë kufirin çdo ditë, si dhe për flukset turistike që rriten ndjeshëm kryesisht gjatë muajve të verës apo në ditë festash. Njëherazi kjo zgjatje kohore natyrsht që do të ndikojë edhe në eleminimin e radhëve të gjata në raste piku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco