'Dhimbje dhe lot në Durrës'/ I jepet lamtumira e fundit dy fëmijëve të mitur

11:10, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Durrësit është sot i mbuluar nga dhimbja dhe trishtimi, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la një tjetër në gjendje të rëndë.  Në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, janë mbledhur dhjetëra qytetarë, familjarë dhe bashkëmoshatarë të viktimave për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Pamjet e siguruara nga Syri Televizion tregojnë nxënës shkollash që mbërrijnë me kurora lulesh në duar, të prekur thellë nga humbja e shokëve të tyre.

Të rinjtë vendosin lulet në vendin e aksidentit, ndërsa shumë prej tyre nuk i mbajnë dot lotët. 

Qytetarët e zonës janë bashkuar gjithashtu në homazhe, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule përgjatë rrugës ku ndodhi përplasja fatale. 

Mes qytetarëve në homazhe ishte edhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, i cili u bashkua në nderim të dy fëmijëve të mitur që humbën jetën tragjikisht.

Aksidenti tragjik ndodhi një ditë më parë në zonën mes Spitallës dhe Durrësit të Ri, ku një automjet përplasi tre fëmijë që po luanin në rrugë.

LEXO EDHE: Pamjet nga vendngjarja - Aksident i rëndë në Durrës/ Humbin jetën dy fëmijë

Dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i treti vijon të luftojë për jetën në spital.

LEXO EDHE: 'Më vrisni…nuk meritoj të jetoj!'/ Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit që shtypi për vdekje fëmijët në Durrës

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot, përmes lotëve dhe luleve, qyteti i Durrës i jep lamtumirën dy jetëve të humbura shumë herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco