'Më vrisni…nuk meritoj të jetoj!'/ Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit që shtypi për vdekje fëmijët në Durrës

'Më vrisni…nuk meritoj të jetoj!'/ Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit që shtypi për vdekje fëmijët në Durrës

20:47, 03/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

"Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj"- kështu e ka nisur dëshminë e tij para policisë autori që shkaktoi aksidentin tragjik mesditen e kësaj të diele në Durrës, ky dy fëmijë humbën jetën ndërsa një tjetër po lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës.

Nikollë Rradaçi, 57 vjeç, është marrë dy herë në pyetje pasi fillimisht ka qënë në gjëndje të rënduar psikologjike por edhe nën efektin e alkoolit. "Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur",- mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari. Nikolle Rradaçi është një person që ishte bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët disa herë ishin ankuar edhe në polici për shkak se ai ecte me shpejtësi të lartë në rrugët e lagjes dhe në gjendje të dehur në timon. 57- vjeçari ishte ndëshkuar disa herë nga policia, në dy raste i ishte hequr edhe leja e drejtimit pasi ishte kapur nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në një farë mënyre, aksidenti tragjik që ndodhi sot ishte një ngjarje e paralajmeruar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco