E rëndë në Berat/ Turistja bie nga një mur në lagjen 'Kala', transportohet tek Trauma

E rëndë në Berat/ Turistja bie nga një mur në lagjen 'Kala', transportohet tek Trauma

13:56, 21/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku shtetasja L. T. (K), 69 vjeçe, banuese në Tiranë dhe me kombësi holandeze, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një mur.

Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco