Një operacion policor, i koduar “Kamuflimi”, ka çuar në goditjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në arrestimin në flagrancë të dy shtetasve.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të përpjekjeve të pandërprera për luftën kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat, u arrestuan shtetasit Renato Makri, 51 vjeç, dhe Ilir Prenga, 22 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas ushtronin aktivitet të paligjshëm në shitjen e lëndëve narkotike, duke përdorur si bazë një lavazh automjetesh në rrugën “Idriz Alidhima”, të cilin e kishin përshtatur për shpërndarjen e drogës.
Gjatë kontrollit në ambientet e këtij lavazhi, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: dy targa automjetesh, një targë motomjeti dhe letër alumini.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e veprimeve ligjore.
© SYRI.net