Gazeta gjermane: Ironia, në magazinën e drejtorit të burgut në Shqipëri zbulohet plantacion gjigant kanabisi

Gazeta gjermane: Ironia, në magazinën e drejtorit të burgut në Shqipëri zbulohet plantacion gjigant kanabisi

19:54, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lajmi se në magazinën e një drejtori burgu në Shqipëri është zbuluar një plantacion gjigant kanabisi po bën xhiron e botës.

Shumë media të mëdha në Gjermani kanë raportuar për këtë ngjarje.

Mes tyre është edhe gazeta e rëndësishme Sueddeutsche Zeitung.

Ajo raporton se për ironi, magazina ku u gjet plantacioni është e një drejtori burgu, i cili ka mohuar akuzat.

“Policia shqiptare ka sekuestruar rreth 4,000 bimë kanabisi në një magazinë në rajonin e Elbasanit në qendër të vendit.  Ndërtesa i përket ironikisht një drejtori burgu, i cili është pezulluar nga posti i tij në pritje të hetimit në vazhdim.

Mediat lokale raportojnë se ai është vetëdorëzuar më vonë në polici.

Ai i ka mohuar çdo pjesëmarrje dhe thotë se nuk e ka vizituar magazinën prej kohësh.

Deklaratat e tij nuk mund të provohen në mënyrë të pavarur.

Autoritetet kanë ndaluar ndërkohë një tjetër të dyshuar.

Hetimet vazhdojnë,” raporton media gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco