Dorëzimi me regji pasi ishte në kërkim për ‘shtëpi bari’ -  Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

Dorëzimi me regji pasi ishte në kërkim për ‘shtëpi bari’ - Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

10:19, 20/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pa u bërë 24 orë nga dorëzimi me regji, drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar, duke shfajësuar veten për dy magazinat me 4 mijë rrënjë kanabis në një nga banesat në pronësi të tij.

Sipas burimeve policore për SYRI-n, nga hetimet paraprake ka rezultuar se Hasa nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin.

Të njëjtat  burime saktësuar se  hetimet ndaj zyrtarit të Burgut të Rrogozhinës do të vijojnë në gjendje të lirë për të, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.

Hasai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se nuk kishte shkuar prej muajsh në ambientin në fjalë.

Në kërkim është shpallur edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, Ervis Maci për akuzën 'shpërdorim detyre'.

Policia informon se gjatë operacionit janë sekuestruar 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Kurtaj’, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco