EMRI + FOTO/ Drejtori i burgut të Rrogozhinës ktheu magazinën në shtëpi bari, i gjejnë 4 mijë rrënjë kanabis! Arratiset

16:14, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një godinë në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19 mars.

Burime zyrtare bëjnë me dije se godina ishte në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Sipas të njëjtave burime, zyrtari është shpallur në kërkim pasi policia nuk e ka gjetur në banesën e tij apo në vendin e punës.

Sipas burimeve, godina ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në një fshat të Peqinit.

Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe kanabisi, Hasa është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa është pezulluar nga detyra.

Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Syri.Net ka publikuar foton e drejtorit të burgut, Bilal Hasa dhe videon me 4 mijë rrënjë kanabis të gjendura në ambientet e godinës në pronësi të tij.

Më parë Hasa ka mbajtur postin e administratorit të Njësisë Administrative Gjoçaj në Bashkinë Peqin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco