Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

14:47, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Leskovik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tre familjarëve të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale T.C., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë. Ai akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën, gjyshen dhe tezen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Leskovik, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco