Pas vrasjes së Muçi Shaljanit, gruaja e tij hyn në sherr për pronat me kunatin. Policia vë në pranga Shemsi Shaljanin

Pas vrasjes së Muçi Shaljanit, gruaja e tij hyn në sherr për pronat me kunatin. Policia vë në pranga Shemsi Shaljanin

12:28, 19/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno - Syri.net/

Vëllai, i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, i cili mbeti i vrarë ne atentatin mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkë me ish të dënuarin Gilmando Dani, është vënë në pranga nën akuzën e dhunës në familje.

Vendimi për arrestimin e tij e ka marë prokuroria e Tiranës, pasi ndaj tij ka nisur një dosje penale për Dhunë në familje, pasi ai ka dhunuar gruan e vëllait të vrarë.

Aktualisht ndaj Shemsi Shaljanit, gjykata e Tiranës caktoi me datë 16 mars masën e sigurisë “arrest me burg” pasi dyshohet se ka dhunuar të venë e vëllait të vrarë.

Mësohet se më 13 mars në polici u paraqiti e veja e Muçi Shaljanit alias Sheqerit, e cila ka pretenduar se pas vdekjes së bashkëshortit të saj, vëllezërit e këtij të fundit kanë ngritur pretendime në lidhje me pronësinë e objektit 4-katësh, ku ata jetojnë në rrugën “Spiro Deda”, si dhe të 2 ambienteve bar-kafe që janë administruar nga bashkëshorti i saj.

Më tej, ajo i ka dëshmuar policisë se Denis Morina, vëllai nga ana e nënës i shtetasit Muçi Shaljani, i kishte marrë çelësin e hyrjes së këtij objekti, me pretendime lidhur me pronën.

Policia ka thirrur Denis Morinën, vëllain e Muçi Shaljanit dhe mes palëve është arritur marrëveshje dhe I është dorëzuar çelësi 40-vjeçares, ndërsa lidhur me pretendimet që mund të kishin palët për pronësinë e godinës janë orientuar që t’i drejtoheshin gjykatës.

Një ditë më vonë, bashkëshortja e agjentit të vrarë është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar për dhunë kunatin e saj Shemsi Shaljani, duke pretenduar se ky i fundit i ka shkuar te dera e banesës, duke goditur me grushte derën dhe i ka kërkuar të largohet nga prona së bashku me fëmijët e saj. Në kallëzim ajo ka pretenduar se është kërcënuar me jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco