Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Qafë-Plloçë/ 3 kamionë përplasen me një furgon, bllokohet qarkullimi

14:53, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëri prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, çka ka shtuar rrezikun në zonë dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar, ndërsa mjetet po devijohen përmes një by-pass-i të improvizuar pranë një karburanti.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për orientimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco