Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnjë/ ‘Benz’-i përplas 45-vjeçarin me biçikletë, plagoset rëndë

09:29, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në by-pass-in e autostradës në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një 45-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i dëmtuari kishte kaluar barrierën anësore metalike dhe, pavarësisht përpjekjes së drejtuesit të mjetit për të shmangur përplasjen, aksidenti nuk është evituar.

Si pasojë, 45-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga të dhënat e para dyshohet se i dëmtuari i ka prerë rrugën mjetit në një segment rrugor të pajisur me barriera mbrojtëse anësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco