Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Afera Bankers, nis dhënia e akuzës,SPAK komunikon akuzë për 5 të hetuar

15:47, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nis komunikimi i akuzës për pesë nga persona nën hetim për aferën e Bankers Petroluem. SPAK po komunikon akuzat për shpërdorim detyre për disa nga të hetuarit, për shkak të afateve të parashkrimit të veprës penale.

Për pjesën tjetër të grupit që akuzohen për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup krominal vijon hetimi dhe nuk iu është bërë komunikimi i akuzës.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të akuzuarve për dosjen e “Bankers”. Akuzat po komunikohen për  Fatmir Hoxhaj, Alban Beqaj, Ergy Cirici, Elvira Plaka dhe Ridvan Zoto. Këta 5 shtetas akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre, dhe shkak i komunikimit të akuzave janë afatet që parashikon vepra penale për të parandaluar parashkrimin.

Për pjesën tjetër të grupit që akuzohen për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup krominal vijon hetimi dhe nuk iu është bërë komunikimi i akuzës. Subjektet kryesore të kësaj dosje janë ish-administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo, ceo kinez Hong Ping Xiao.

Në kërkim janë edhe disa shtetas të huaj. Masat e sigurisë si arresti në burg apo arresti në shtëpi u zbutën teksa aktualisht asnjë prej tyre nuk është nën arrest.

Hetimi i nisur fillimisht nga Prokuroria e Fierit që më pas i kaloi për kompetencë SPAK, zbuloi që për mbi dy dekada, përmes skemave të evazionit fiskal, shmangiea së detyrimeve tatimore i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në miliarda lekë.

Aktiviteti i dyshimtë i Bankers Petroleum ka vijuar edhe pasi nisi procesi i drejtësisë ndaj saj, ku vetëm pak javë më parë dyshohet se kjo kompani fshehu një transfertë 12 milionë dollarëshe, pasi shiti një sasi nafte. Ndërkohë shumë prej të ndaluarve për aferën, u liruan nga qelitë e masa më të lehta sigurie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco