Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Udhëzimi që penalizon mësuesit nga kualifikimi: Kriter, paraqitja e licencës nga mësuesit

14:42, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Qindra mësues të punësuar pas vitit 2011 po penalizohen për tu futur në procesin e kualifikimit. Kjo pasi një udhëzim i miratuar vitin e kaluar vendos si kriter paraqitjen e licencës nga mësuesit. Duke e konsideruar këtë një paligjshmëri, aktivistë e juristë kanë dorëzuar këtë të martë një padi pranë Gjykatës Administrative të Apelit, për shfuqizimin e udhëzimit.

SYRI TV

“Një udhëzim i miratuar vitin e kaluar u pamundëson qindra mësuesve të futen në procesin e kualifikimit. Bëhet fjalë pikërisht për mësuesit e punësuar pas vitit 2011 dhe që kanë përfunduar arsimin para këtij viti.”

Ky udhëzim vendos si kriter paraqitjen e licencës nga mësuesit, gjë që sipas tyre është i paligjshëm, pasi licenca kërkohet vetëm në momentin e aplikimit për t’u punësuar në sistemin arsimor dhe jo në procesin e kualifikimit. Nisur nga kjo situatë dhe ankesat e shumë mësuesve, aktivistë e juristë kanë dorëzuar këtë të martë një padi pranë Gjykatës Administrative të Apelit, për shfuqizimin e udhëzimit.

Përmes këtij udhëzimi administrativ po u mohohet e drejta e kualifikimit qindra mësuesve që aktualisht ushtrojnë profesionin në sistemin arsimor, ndaj kërkojnë marrjen e masave të mënjëhershme për shfuqizimin e tij.

Shkarko dokumentin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco