Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Nga Brazili në Durrës. Kapen ‘mat’ dy vajza në reja, në kërkim dy të tjera, e pësojnë edhe 8 klientët...

12:26, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dy javësh hetime, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 16”, duke goditur veprimtarinë kriminale të prostitucionit në lagjen nr. 13. Janë proceduar penalisht dy shtetase braziliane dhe një administrator hoteli, ndërsa dy të tjera janë shpallur në kërkim.

Operacioni “Storm 16”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe Prokurorinë, çoi në zbulimin e një ambienti në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, të marrë me qira për ushtrimin e prostitucionit.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht dy shtetaset braziliane, L. C., 33 vjeçe, e kapur në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, në ambientin e marrë me qira, të dyshuara për ushtrim prostitucioni. Po ashtu, për fshehje të të ardhurave u procedua administratori i hotelit, K.P., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u proceduan edhe tetë shtetas të tjerë nga Vlora, Durrësi dhe Divjaka, ndërsa u shpallën në kërkim dy shtetase braziliane të tjera: G. S., 30 vjeçe, për “Përshtatje të ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Policia sekuestroi shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco