Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Malësi e Madhe/ Zbardhet vjedhja e makinës, arrestohet 22-vjeçari dhe 2 familjarë, iu gjenden drogë e armë pa leje

Malësi e Madhe/ Zbardhet vjedhja e makinës, arrestohet 22-vjeçari dhe 2 familjarë, iu gjenden drogë e armë pa leje

11:39, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Malësisë së Madhe ka zbardhur dy raste të vjedhjes së automjeteve në fshatin Selcë, duke vënë në pranga një 22-vjeçar të kapur në flagrancë. Gjatë operacionit janë arrestuar edhe dy familjarë të tij, pasi në banesë iu gjetën lëndë narkotike dhe armë gjahu pa leje.

Si rezultat i hetimeve të pandërprera, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar shtetasin M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë, i cili u kap duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen”, të vjedhur dy ditë më parë në fshatin Selcë.

Nga verifikimet rezulton se i riu dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër automjeti, të ndodhur më 3 gusht 2025 në të njëjtin fshat. Ky mjet u gjet i parkuar pranë banesës së tij.

Në vijim të operacionit, u arrestuan edhe shtetasit B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, xhaxhallarët e 22-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 2 armë gjahu pa leje dhe rreth 1 kg e 150 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Policia sekuestroi dy automjetet e vjedhura, armët dhe lëndën narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco