Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua këtë të martë seanca e parë paraprake për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar nga SPAK për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës Andi Skenderi paraqiti argumentet e tij përpara gjykatës, duke ngritur çështjen e parashkrimit të veprës penale, si dhe të episodeve për të cilat Prokuroria e Posaçme dyshon se janë kryer shkelje nga Rroshi.
Mbrojtja kërkoi gjithashtu shpjegime nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, lidhur me ndryshimin e akuzës nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”. Nga ana e tij, prokurori kërkoi kohë për të paraqitur sqarimet me shkrim në seancën e ardhshme.
Në përfundim, GJKKO vendosi shtyrjen e seancës, duke caktuar datën 3 prill për vijimin e shqyrtimit të çështjes
© SYRI.net