Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Elbasanit, ku një person është gjetur pa shenja jete poshtë Urës së Kushës, në vendin ku kalon përroi i Zaranikës, në fshatin Katund i Ri, Njësia Administrative Bradashesh.
Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Bedri Shahini, rreth 70 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa nuk ka shenja dhune në trup.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
© SYRI.net