Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Grushta Çakrit brenda në sallën e gjyqit, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj

Grushta Çakrit brenda në sallën e gjyqit, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj

11:13, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj të cilët dhunuan fizikisht brenda në kafazin e xhamtë Petrit Çakrajn. Incidenti i rëndë ndodhi sapo Petrit Çakraj nisi të rrëfejë ngjarjen, ku sipas burime implikoi 3 vëllezërit nga Tropoja dhe shfajësoi veten për eliminimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e vonë të 8 korrikut 2025 në Mat, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.

Vëllezërit janë futur në izolim ndërsa i kërkuan ndjesë gjykatës dhe prokuroisë për incidentin. Ata kërkuan ndryshim mase sigurie kërkesë që u rrëzua

Situata e rëndë u regjistrua të hënën e 15 qershorit në Gjykatën e Posaçme ku 3 vëllezërit Bushgjokaj sulmuan fizikisht me grushta dhe shkelma të bashkëpandehurin tjetër brenda kafazit të qelqtë. Petrit Çakrraj u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa u desh ngjitja e policisë së burgjeve për të qetësuar situatën. 

Vëllezërit Bushgjoka nisën dhunimin e Çakrajt, pasi ky i fundit i implikoi ata në vrasjen e Renis Dobrës vitin e kaluar dhe hedhjen e trupit me gjithë automjet në liqenin e Shkopetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco