Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas dy javësh kërkime.
Policia e Tiranës ka dërguar në morg trupin e pajetë të Eglant Koçit që u gjet mesditën e djeshme pranë liqeneve të Funarit.
Hetuesit e kanë verifikuar se i përket 34 vjeçarit nisur nga rrobat dhe atletet. Nga këqyrja paraprake konstatohet edhe një plagë në kokë e dyshuar që është shkaktuar nga një plumb i cili i ka marrë jetën
Por pavarësisht kësaj hetuesit për të dalë në konkluziome përfundimtare kanë marrë profile ADN-je tek nëna dhe vëllai i Eglant Koçit për të bërë krahasime.
Forcat e policisë ka arritur ta gjejnë trupin nëpërmjet disa droneve dhe është dashur ecja për disa ore më qëllim për të shkuar tek trupi i pa jetë që ka përfunduar në një greminë.
Koçi rezultonte i zhdukur prej 4 qershorit, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj ndërsa u arrestua kameriari i lokalit të tij Enea Zyferi.
© SYRI.net