Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja: Balluku e vartësit e saj krijuan kompani fiktive me parqe fotovoltaike

11:23, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Avioacionit Civil, Maksim Ethemaj.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Kalaja dha detaje nga kallëzimi i depozituar, ku tha se Balluku ka dhënë një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë tokë publike për një qira qesharake prej vetëm 120 eurosh në muaj.

Kjo skemë, sipas Kalasë, është përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku shitja e aksioneve është bërë nga familjarë të zyrtarëve tek kompania "4AM" për vlera minimale, e cila më pas ka përfituar tenderë shtetërorë me vlerë deri në 500 mijë euro nga po i njëjti institucion.

Veprat e pretenduara penale, thekson Kalaja, variojnë nga korrupsioni pasiv dhe pastrimi i parave, e deri tek krijimi i një grupi të strukturuar kriminal.

Belinda Balluku bashkë me statusin ligjor e pandehur dhe bashkë me të edhe kryetarin e bashkisë Fier, zotin Subashi dhe gjithashtu dhe disa shtetas të tjerë, duke përfshirë ish-drejtorin e Aviacionit Civil ose Albcontrolit, Maksim Ethemaj, dhe motrës së tij Eva Kajer, të cilët në bashkëpunim kanë kryer vepra korruptive me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit dhe vetë për buxhetin e bashkisë në Fier. Të gjithë provat që ne sot depozitojmë në SPAK kërkojnë një hetim të thelluar nga ana e prokurorit Dritan Prençi. Është dhe një element shtesë për të filluar hetimet, nëse nuk kanë filluar deri më tani, për hetimin pasuror të të pandehurës Belinda Balluku dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Kjo edhe lidhur me këto lejet e dhëna për parqet fotovoltaike, për të cilat në fakt ka elementë shumë të rënda, që lidhen me korrupsionin pasiv, që lidhen me pastrimin e produktit të veprave penale, që lidhen me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, që lidhen me përfitimin e interesave të paligjshme, që lidhen me grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, për të cilën në fakt provat flasin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Dhe nga ana tjetër janë të njëjtat elementë që ne kemi sjellë sot, po dhe në vijimësi gjatë gjithë kësaj periudhe që i korrespondojnë edhe kërkesave që prej 19 ditësh rinia i paraqet në protestën përpara kryeministrisë. Bashkëpunëtorët e të pandehurës Belinda Balluku, nën urdhrat dhe diktatin e saj, përveç se kanë krijuar fiktivisht një kompani, por nga ana tjetër kanë marrë me qira një sipërfaqe toke prej 30 mijë metër katror dhe publiku duhet të kuptojë se deri në çfarë përmasash shkon abuzimi me asetet publike, ku qiraja mujore që paguhej për këtë sipërfaqe ishte 120 euro, ndërkohë që kemi të bëjmë me një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror. Nuk e di se në çfarë parametrash llogaritje i ka bërë Armando Subashi dhe nuk e di se si mundet një sipërfaqe prej 30 mijë metër katror të jepet me një qira mujore prej 120 euro.

Këto dhe elementë të ndryshëm korruptivë, lidhje edhe me mënyrën sesi sapo doli leja zhvillimore e këtij projekti, vetë motra e ish-drejtorit të Aviacionit Civil ose Albcontrolit, Maksim Etëmaj, ka shitur aksionet tek shoqëria 4AM dhe në bilancet e kësaj shoqërie që nuk kishte asnjë eksperiencë qoftë lidhur me këtë aktivitet, po qoftë edhe aktivitetin e tij për vitet 2020, 2021 dhe 2022, çuditërisht në 2023-shin përfiton një shumë marramendëse në lidhje me këtë projekt. Dhe nga ana tjetër po të shikojmë se ndërkohë që motra e Maksim Etëmajt i shet aksionet për 40 mijë lekë të reja shoqërisë 4AM, është shoqëria 4AM që në këto vite respektivisht ka përfituar tenderat pranë Autoritetit ose ish-Aviacionit Civil që drejtohej nga Maksim Etëmaj në shumën prej 500 mijë euro. Këto dhe të gjithë elementët e tjerë për të cilët ne sot referojmë shtesë kallëzimi penal, duhet të detyrojnë prokurorin Dritan Prençi por edhe vetë SPAK-un dhe BKH-në, për të nisur një hetim të thelluar, për të kryqëzuar të gjithë elementët që ne kemi paraqitur dhe i kemi bashkëngjitur provat përkatëse dhe për të vërtetuar atë çfarë kemi thënë se veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar fillojnë me Edi Ramën, zëvendësen e saj Belinda Balluku dhe vazhdojnë deri në qelizën më të fundit të institucioneve shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco