Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

16:24, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse.

Nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco