Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

Diploma pa shkuar një ditë në shkollë për 5 mijë euro! Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumentet

Diploma pa shkuar një ditë në shkollë për 5 mijë euro! Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumentet

11:22, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Paguaj 3 – 5 mijë euro dhe mund të kishe në dorë diploma, vërtetime gjyqësore apo dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme të falsifikuar

Babë e birë kishin kthyer banesën në një bazë të falsifikimit të dokumenteve, ndërsa një I tretë ishte bashkëpunëtori I tyre.

Në pranga ra Hashim Markaj,Sulejman Markaj dhe Elidon Vladi

“Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false.

Njoftimi i policise

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të dyshuar të përfshirë në mënyrë të organizuar, në falsifikim të dokumenteve, në një ambient të përshtatur për këtë qëllim, është finalizuar operacioni i koduar “Gjeneralitetet”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. M., 53 vjeç dhe S. M., 24 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. V., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H. M. dhe S. M., në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false. 

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit, për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco