Durrës/ Aksident fatal në Shkozet–Plepa, ndërron jetë 81-vjeçari

Durrës/ Aksident fatal në Shkozet–Plepa, ndërron jetë 81-vjeçari

20:41, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkozet–Plepa. Rreth orës 19:30, automjeti i drejtuar nga shtetasi S. N., 23 vjeç, ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco