Aksident i rëndë në Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë 7-vjeçari, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë 7-vjeçari, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

13:22, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ndërsa drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas përplasjes.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco