Durrës / Pritej të vuante dënimin me 18 vite burg, 63-vjeçari vdes në spital

Durrës / Pritej të vuante dënimin me 18 vite burg, 63-vjeçari vdes në spital

19:42, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Durrës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.

Ai ishte duke u përgatitur për të nisur vuajtjen e një dënimi 18-ditor në IEVP Lushnjë kur, rreth orës 15:04, shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua urgjentisht në spital. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, M. G. ndërroi jetë rreth orës 18:20 në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për  sqarimin e plotë të rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco