Lajmi i fundit

‘Pakënaqësia qytetare nuk mund të injorohet’/ Konferenca Ipeshkvore: Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet

110 kg drogë të kapura në Igumenicë/ Në pranga edhe 2 persona në Athinë. Hetime edhe në Sarandë

110 kg drogë të kapura në Igumenicë/ Në pranga edhe 2 persona në Athinë. Hetime edhe në Sarandë

09:03, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy shtetas grekë janë arrestuar në Athinë, si të përfshirë në organizimin e trafikimit të 110 kg marijuanë nga Shqipëria në Greqi.

Dy ditë më parë në Nea Selefkia të Igumenicës, policia greke ndaloi një automjet tip “BMW”, i cili vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar për në brendësi të tokës greke. Gjatë kontrollit të mjetit, në sediljet e pasme dhe në bagazh, u gjetën disa canta të zeza sportive që përmbanin 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas turk 43-vjecar, i cili kishte marrë përsipër transportin e drogës drejt Athinës.

Paralelisht policia greke ka njoftuar edhe homologët shqiptarë, konkretisht Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë. Nga hetimet e policisë shqiptare, ka dyshime se sasia e lëndë narkotike ka kaluar nga fshati Çiflik i Bashkisë Konispol, nga një shteg i gjelbër kufitar që është përdorur historikisht për trafikim të lëndëve narkotike. Policia kufitare e Sarandës ka ngritur grupe kontrolli përgjatë kufirit të gjelbër por edhe në zonat detare, për të identifikuar autorët e mundshëm të trafikimit të drogës. Përmes hetimeve mbi shtetasin turk, policia greke ka arritur të identifikojë dy bashkëpunëtorë grekë që janë arrestuar në Athinë, ndërkohë që policia e Sarandës po heton për bashkëpunëtorët shqiptarë.

Ka dyshime se në Sarandë janë riaktivizuar linja të trafikimit të drogës, pasi në 10 muajt e fundit, në Igumenicë janë kapur disa raste të trafikimit të marijuanës me një sasi të kapur prej rreth 440 kg. Në një nga rastet, droga u sekuestrua në një skaf i cili u mbyt, por që u arrit të kapej drejtuesi, një shtetas nga Saranda.

Riaktivizim të trafikut të drogës nga Shqipëria ka pasur edhe në zonën e Janinës, Kosturit e Selanikut, ku bashkë me sasinë e kapur në Igumenicë, rezulton se në 10 muajt e fundit janë sekuestruar mbi 1.1 ton marijuanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco