Përplasje fatale në bypass-in e Vlorës/ Përplasen tre makina, humb jetën 40-vjeçari, dy prej mjeteve u dogjën

08:31, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku si pasojë një person ka humbur jetën. 

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një makinë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Në mjetin tip BMË një person rreth 40 vjeç ka mbetur i bllokuar brenda, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit. Ndërkohë në spital janë transportuar dhe tre persona të plagosur. Sakaq, autoritetet po vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco