Rruga që të çon për në Sektor Rinia në Durrës është një ndër akset më problematike për shkak të gjendjes së saj të amortizuar. Banorët shprehen se u janë shkatërruar automjetet e gjithashtu u rrezikohet jeta nga aksidentet e shumta.
SYRI TV
Një ndër rrugët më të shkatërruara në Durrës është aksi rrugor, që të çon drejt Sektorit Rinia. Nga reshjet e mëdha gjatë natës ky aks është bërë pothuajse i pakalueshëm, kanalet e mbushura me ujë dhe rrugët me gropa te mëdha kane sjellë veshtirësi për banorët e kësaj zone.
Teksa banorët ankohen për rrugën, bashkia nuk pranoi të flasë zyrtarisht, por jashtë kamerave pretendon se po bën projekt për këtë aks.
Rruga e “Sektorit Rinia”, është rikonstruktuar në vitin 2014 dhe 2016, një investim në total 1.4 miliardë lekë të vjetra dhe ku sot pjesa më e madhe e asfaltit ka rrëshqitur.
Kjo rrugë ka marrë dy investime, që kanë degraduar me rrëshqitjen e asfaltit ndërsa rruga është e mbushur me memoriale nga aksidentet.
Bashkia duhet të marrë masa sa më shpejtë për këtë aks rrugor.
© SYRI.net