Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

SYRI TV/ Prokuroria kërkon arrest për 4 policë privat, Hita prezanton drejtorin e ri të policisë Vlorë

17:00, 01/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria ka kërkuar arrest në burg për katër rojet e sigurisë që dhunuan protestuesin në Zvërnec të Vlorës.
Ata akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Geraldo Bibën, Gazmend Vathin, Artur Gramin dhe një person tjetër. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka prezantuar këtë të hënë drejtorin e komanduar të policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, pas shkarkimit të Elidon Çelës.

Më herët, pas incidentit me protestuesit në Zvërnec, policia i ka hequr licencat dy policive private, “Myrto Security” dhe “Major Security”. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Shtetit, të dy subjektet janë konstatuar në shkelje të rregullave.

Policia sqaron se “Myrto Security” nuk kishte marrë masat e duhura për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve. Gjithashtu, nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco