Aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje - Pushimi i Shoferit.
Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin kullues me ujë. Babë e bir që udhëtonin në të janë ndihmuar nga banorët e zonës, të cilët kanë hyrë në kanal dhe kanë thyer xhamin për t’i shpëtuar.
Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësja dhe dy ambulanca, dy të përfshirët në këtë aksident janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Banorët e zonës pohojnë se këtu janë bërë disa aksidente sepse ura mbi kanal nuk ka bordurë mbrojtëse, ndonëse janë ankuar për këtë herë pas herë.
Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, pa pasoja në jetë njerëzish
© SYRI.net