Lajmi i fundit

Live - Berisha flet jashtë kuvendit

Ngjarja në Maliq/ Efektivi i plagosur sillet me helikopter në Tiranë, në spitalin e Traumës

10:33, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edison Adri, efektivi i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Violand Braçellari mbërriti me helikopter në Spitalin e Traumës në orën 10:55.

Ndërkohë kolegu i tij Enea Mekolli mbeti i vrarë.

Dy policët e Shqiponjave të Korçës ishin pjesë e grupit të policisë i cili kishte shkuar në një zonë të thellë malore në fshatin Lozhan të Maliqit për të arrestuar 43 vjeçarin ish ushtarak profesionist I shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me gati 10 vite burg për drogë.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se Edison Adri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi i Shqiponjave, 36 vjeç është qëlluar me plumb që i ka përshkuar faqen nga njëra anë në tjetrën, duke i dëmtuar rëndë nofullën. 

Ndërkohë kuvendi nisi punimet me 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë Enea Mekolli.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes.

Image

Foto: Edison Adri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco