SPAK merr të pandehur Igli Taren në lidhje me dosjen “Balluku”.
Mësohet se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.
Gazetari Elton Qyno mëson se ai është marrë i pandehur nga prokurori Dritan Prençi për akuzën e Pastrimit të produkteve të veprëa penale në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj ish-zv/kryeministres se vendit Belinda Balluku.
Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.
Ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare është një tjetër person, që me firmën e Belinda Ballukut, ka përfituar leje për ndërtim pallati dhe parku fotovoltaik.
Emisioni investigativ Plug zbardhi detaje sesi Igli Tare, në të njëjtën periudhë që Balluku u bë Ministre e Infrastrukturës, ish-futbollisti kuq e zi, u rikthye në Shqipëri për të investuar në ndërtim dhe energji. Jo vetëm kaq, por të dhënat e një raporti të KLSH të publikuar nga Plug, tregojnë se 3.3 ha tokë, që Armando Subashi i ka dhënë Igli Tares në Sheq Marinas, është bërë në shkelje të ligjit.
Çfarë zbuloi investigimi i PLUG
Lexo: Plug/ Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut
Lexo dhe: PLUG/ Armando Subashi në 'shërbim' të Belindës, i dha tokën Igli Tares me shkelje ligjore
© SYRI.net