Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Laç.
Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të dyqanit në qytetin e Laçit.
Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar autorët.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
© SYRI.net