Gjatë protestës së djeshme në Tiranë, moderatori i Piranjave, Florjan Binaj, u përball me forcat e policisë teksa tentonte të lëvizte së bashku me turmën në Bulevard.
Në pamjet e filmuara shihet momenti kur ai shtyhet nga efektivët, të cilët nuk lejuan kalimin e protestuesve në drejtimin e tyre.
Megjithatë, pas disa minutash tensioni, protestuesit arritën të çajnë kordonin policor dhe të vijonin marshimin, duke protestuar më pas para Kryeministrisë.
Gardhi metalik nuk ka mjaftuar për të ndalur përparimin e protestuesve, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie dhe janë vendosur edhe autobote me ujë si pjesë e masave të sigurisë.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të forta kundër uniformave blu, me qytetarët që brohorisnin: “Polici e krimit, hape rrugën!”, duke kërkuar kalimin drejt segmentit që të çon pranë Kryeministrisë.
© SYRI.net