Vlorë/ Tregtonin medikamente mjekësore të kontrabanduara nga Italia, në pranga 53-vjeçari, procedohet i biri

Vlorë/ Tregtonin medikamente mjekësore të kontrabanduara nga Italia, në pranga 53-vjeçari, procedohet i biri

17:05, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 53-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi u kap duke transportuar medikamente mjekësore dhe celularë që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Italia.

Për këtë rast është proceduar penalisht edhe djali i tij, 26 vjeç, ndërsa mallrat e dyshuara të paligjshme janë sekuestruar.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.  

Tregtonin në Vlorë, mallra që dyshohet se i kontrabandonin nga Italia, vihet në pranga 53-vjeçari, procedohet penalisht djali i tij.        

53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.     

Sekuestrohen medikamentet.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.    

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.  

Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.    

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco